Ish-muzikanti i One Direction, Liam Payne, vdiq nga plagët e shumta dhe gjakderdhja e brendshme dhe e jashtme e shkaktuar nga rënia, njoftoi sot zyra e prokurorit të Argjentinës, teksa publikoi rezultatet e para zyrtare të autopsisë së kryer ndaj këngëtarit.
Sipas zyrës së prokurorisë së qarkut, raporti i autopsisë tregon për lëndime në përputhje me ato të shkaktuara nga një rënie nga lartësia. Lëndimet në kokë ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.
Payne, 31 vjeç, i cili u bë i famshëm si anëtar i grupit One Direction, u gjet i vdekur pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires dje.
Dea Vieri zbulon “sekretin” e saj: Jam në një lidhje me…
Sipas të njëjtit burim, nga dhoma e muzikantit janë sekuestruar një sërë substancash, të cilat tregojnë për një gjendje të mëparshme të konsumimit të alkoolit dhe drogës.
Zyra e prokurorit gjithashtu thekson se Payne mund të kishte rënë ndërsa ishte në një gjendje gjysmë të vetëdijshme ose të kishte humbur plotësisht vetëdijen.
Vdekja e Payne është nën hetim, megjithëse të gjitha provat sugjerojnë se ai ishte vetëm në kohën e rënies, thotë zyra e prokurorit të qarkut.
Gjithashtu, raporti i mjekësisë ligjore tregon se nuk janë vërejtur lëndime, gjë që do të tregonte për përfshirje të palëve të treta.