Një 68-vjeçare dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj në qytetin e Vlorës.
E moshuara nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, rreth orës 10:40, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, shtetasja A. M., rreth 68 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia e Vlorës.