“Rama 3”: Çdo km tokë me një trupë policore, kamera në çdo kryqëzim

0
167

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi paraqiti para Kuvendit prioritetet e ministrisë së tij në qeverinë “Rama 3”

Çdo km një trupë policore

Lidhur me kontrollin e territorit veçse do strukturojmë policinë e shtetit.Çdo kilometri katror do I caktojmë një trupë policore për të pasur kontakt të përditshëm për çdo dhunimi që i bëhet

Do fusim në përdorim dhe pajisje superinteligjentë për të kombinuar këtë kontroll, në mënyrë që asnjë centimetër katror të mos dhunohet më.

Kamera në çdo kryqëzim

Në lidhje me sigurinë rrugore do të nisim edhe një herë rishikimin e legjislacionit për të forcuar masat ndëshkuese në Kodin rrugor. Do rrisim investimet në sistemin e monitorimit të trafikut dhe digitalizimin e proceseve që lidhen me përdoruesit e makinave apo sjelljen e tyre. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Strukture te re e krimit ekonomik

Në luftën e krimit të organizuar do vijojmë me parimin “ndiq paranë”. Do rishohim strukturën e krimit ekonomik në policinë e shtetit me mbështetjen e asistencën e policisë federale gjermane. Shumë shpejt do paraqitet në parlament kjo strukturë.

Do ulet mosha mesatare e strukturës policore