Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Elbasan, ka ironizuar Dashnor Sulën.
Sula mbeti pa parti për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit.
“Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën. Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës.
Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka”, u shpreh Rama.
Ndërkohe ajo që ra në sy ishte se Rama nuk promovoi asnjë nga kandidatët e PS në Elbasan duke lënë të kuptohet se asnjeri nuk vlen para kryeministrit per mandat deputeti