Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ka bërë thirrje deputetëve të PD-së që të mos shkojnë pas Sali Berishës, të cilin e ka konsideruar si një të vdekur politikisht.
E ndërsa Edi Rama e quan të vdekur, politikisht, Sali Berisha e sfidoi. “Opozita, jo biologjiken, por vdekjen politike do ia garantojë”.
Sa i përket çështjes së Presidentit kreu i qeverisë tha se PS është e gatshme të konsultohet me opozitën dhe nëse do të japin kandidaturë që do të jetë bindëse, mazhorannca do ta votojë pa asnjë problem.
Për ndryshimet kushtetuese të 2008, Rama tha se “10 herë do bëja të njëjtën gjë për të shmangur që një i vdekur të merrte peng gjithë dynjanë këtu për të shmangur këtë dhe atë që ndodhi në 2007 që ishte një tjetër skandal”. /abcnews.al/