Një muaj më parë Ora News publikoi draftin që qeveria do të bëjë amninistinë e të burgosurve, por këtë fakt Ministria e Drejtësisë e mohoi me anë të një deklaratë të shkruar.
Por 30 ditë më pas Ulsi Manja ka përgënjështruar veten duke e pranuar më zë dhe figurë që digasteri i tij po punon që në fundvit disa prej të burgosurve të përfitojnë nga falja e penale.
“Është traditë çdo fund viti qeveria merr iniciativë për të patur aministi penale. Aministia e fundit është bërë në 2020. Ne si ministri e drejtësisë me Drejtorinë e Burgjeve jemi në fazën e studimit dhe në momentin që kemi një studim dhe analizë do të bëjmë me dije opinionit publik. Po punojmë për të patur aministinë penale por jemi në fazën e studimit dhe analizës” deklaroi Manja në konferencën për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.
Më 24 shtator Ora News publikoi ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila parashikonte të përfshijë në skemën e amnistisë së dënimit një kategori të ndryshme dënimesh nga të treja shkallët e gjyqësorit por atë ditë ministri përmes një reagimi për median tha se nuk ka ngritur ende asnjë grup pune as në Ministri të Drejtësisë, as në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për këtë qëllim
Sipsa drafitit te sigurar nga gazetari i Ora News Elton Qyno dhe publikuar parashikohej që nga kjo aministi të përfitonin të dënuarit deri në datën 31 Tetor 2022. Vendimi pritet të sjellë lirimin e mbi 1 mijë të dënuarve që ndodhen në burgjet shqiptare.
Pasi ministria e Drejtësisë të vendosë do të duhet t’ja dorëzojë Këshillit të Ministrave për t’u miratuar dhe më pas të hyjë në fuqi.