Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listën e mbyllur të PD-së në Tiranë, duke thënë se është tribuna VIP e kënetës.
“Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme kur u fol dhe u shpallën skuadrat që do të konkurrojnë më 11 maj.
Kush po i voton? Janë disa që kanë hyrë në lista të sigurta se s’ja mban të përballen me popullin.
Me siguri këtë duhet ta kesh pasur për Aleancën e Shqipërisë madhështore, sepse kush kishte ndonjë dyshim ose shpresë, mjafton të shohë skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit.
Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna VIP e kënetës. Doni të shihni kush janë personat VIP të kënetës, shikoni listën e mbyllur të kryeqytetit, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret, sepse është i vetmi që do ta kishte merituar aty në skuadrën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, me ato mustaqe që ka Kujtimi, e meritonte.
Ndërkohë që i madh Dash Sula, i cili nuk ka lënë gjë pa bërë për ta kapur një vend në tribun VIP, u la jashtë. Me sa mora vesh u arratis sepse nuk e përballonte dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besojë së Shqipëria bëhet.
Në fund të ditës, Dash Sula, thuaj çfarë të duash, është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë në llojin e vetë”-u shpreh Rama.