Rama i përgjigjet Tik Tok: Nuk ke çfarë sqarimesh kërkon, në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit…

0
2

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur Tik Tok, që kërkonte sqarime urgjente nga Shqipëria lidhur me vendimin për mbylljen e aplikacionit për 1 vit.

Vendimi erdhi pas konsultimeve të gjera, pas ngjarjes së rëndë kur një nxënës shkolle goditi me thikë dy bashkëmoshatarë të tij, njvri humbi jetën dhe tjetri u plagos, pas një sherri që duket se ka nisur në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut.

“Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë”, thuhet në reagimin e Kryeministrit.