Rama iu kërkon deputetëve të dalin në terren të denoncojnë problemet por deputetë e Elbasanit zhduken nga qarkullimi!

0
2

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur pasditen e kësaj të enjte deputetët, si dhe drejtues të strukturave të Bashkisë Tiranë

Burime bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë aktivë në terren dhe të identifikojnë problematikat me të cilat përballen qytetarët në zonat e tyre.Por teksa ka rreth 3 ditë që Elbasani është përfshirë nga një katastrofë natyrore asnjëri nga deputetët e PS Elbasan nuk ka dalë të denoncojë këtë problem.

Kryeministri u ka lënë deputetëve një afat dyjavor për të dalë në terren, për të mbledhur shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve, të cilat do të diskutohen në një takim të dytë me Ramën.