Nga kongresi i PS-së në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia është mbështetur pa symbyllur ndaj njerëzve të PS-së.
Rama tha se mos e dhëntë zoti që e shohin si dobësi prokurorët e SPAK-ut këtë disponueshmëri të PS-së sepse do të ishte një gabim i paamnistrueshëm me popullin.
Kryeministri shtoi se në nivelin e krimeve dhe zullumeve, kampionët nuk janë në PS, por janë në partitë e tjera, duke theksuar se reforma nuk mund të hajë vetëm në një krah.
Rama: E kemi mbështetur symbyllur drejtësinë sepse për këtë punë e kemi bërë reformën. Nuk kemi kontestuar asnjë proces të hapur ndaj njerëzve të kësaj familje politike, por ama dhëntë zoti që nuk e shohin si dobësi prokurorët e SPAK-ut sepse do të ishte një gabim i paamnistrueshëm me popullin tona dhe gjithë fëmijët tanë, si dhe në raport me pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare. Nëse koha do ta provonte diçka kaq të ulët sa plotësimi i planit të punës në kurriz të atyre që të mbështesin pa pasur parasysh jo kahe, por nivelin e krimeve dhe zullumeve, kur kampionët nuk janë në PS, por janë në partitë e tjera.Kështu që bujrum çdokush këtu dhe kudo qoftë që rri nën hijen e flamurit të PS-së dhe kanë llogari me drejtësinë, të shkojë ta japë sepse askush nuk e ndalon drejtësinë. Ne vërtetë kemi bërë një reformë në drejtësi që sheh vetëm drejt, por jo një reformë që ha vetëm nga një anë se kjo nuk është drejtë, por quhet diçka tjetër. Ne do ta mbështesim drejtësinë sepse pa këtë kongres dhe këtë parti nuk do të kishte drejtësi.