Kryeministri Edi Rama kërcënon opozitën. Nëse vendos në krye të grupit parlamentar Sali Berishën PS ndërpret të gjithë marrëdhëniet me të.
Gjithsesi ne kemi ngritur një përfaqësi për të komunikuar me të gjithë pjesët e këtij kuvendi. Dhe kur themi me të gjithë pjesët kemi parasysh grupet parlamentare se ka dhe këtu që nuk kanë grup parlamentar por kanë kandidat dhe ata.
Por ata e kanë humbur të drejtën të zgjedhin presidentin se e provuam dhe e pamë çfarë presidenti del me ta kur I zgjedhuri del prej tyre.
Kemi detyrimin që ti japim vendit një president që nuk është nga ne që jemi këtu. Nga ju jo e jo por as nga ne që jemi këtu. Dhe kemi detyrim që sidoqoftë pavarësisht në këtë derexhe ku jeni katandisur do të shkoni më keq. Keni parë që mua më dalin fjalën. Keni për të shkuar më keq por prisni.
Me Saliun nuk kemi punë. Saliu është I vdekur politikisht dhe institucionalisht politikisht. Ne nuk e zgjedhim kush e drejton grupin tuaj parlamentar por nëse ju do të bëni zgjedhjen të drejtoheni nga një I vdekur me PD-në ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie. E rëndë e lehtë e gjykoni ju. Për ju nuk ka gjë të rëndë më e keni kaluar ylberin.