Rama kërkoi dorëheqjen e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit

0
2
Sot është afati i fundit i vënë nga kryeministri Edi Rama për shkarkimin e të gjithë krerëve të njësive administrative, kërkesë që e bëri vetëm pak ditë më parë në takimin me kryetarët e bashkive në vend. Rama u shpreh se një hap i tillë do të merret për t’i hapur rrugë konkurrimit për ata që duan të japin kontributin e tyre për vendin. Kryeministri u shpreh se duhet të ndiqet shembulli i bashkisë së Cërrikut sa i takon përpunimit të mbetjeve, duke i shndërruar në produkte ekonomik “Mund sa di unë, pse bashkia e Cërrikut u bë tre vjet që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit – jo vetëm i përpunon dhe i kthen në produkt shitjeje – dhe pse nuk e kanë të tjerët këtë gjë? Më duket se e ka bërë dhe Roskoveci. Përse nuk e kanë bërë dhe të tjerët? Nuk është një inovacion që është bërë në Japoni dhe s’po e bëjmë dot se s’e ka as Italia, përse nuk e kanë të gjitha bashkitë, përse nuk vrapon ti, si në Cërrik? Shqipëria është sa një bashki e madhe në Evropë. Përse duhet të rrimë të presim? E vetmja gjë: kërkojmë fonde nga qeveria. Për çdo gjë: burra, duam fonde nga qeveria. Ç’të bëjë qeveria, të marri borxh, të japi lekë?! Ndërkohë, që ka mundësira të pafundme për të prodhuar”, tha Rama. Ndërkohë, Rama kërkoi që kryetari i njësisë që mbulon varrezat në Elbasan, duhet të largohet. “Për sa i përket kryetarëve të PS në bashki, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke hapur mundësinë dhe për të tjerët që të tregojnë se janë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën për sa jemi ne anëtarë partie dhe atyre që duan këtë parti në krye.
“Shqipërinë në BE në 2030, s’mund të bëjmë të njëjtat gabime, duhet të bëjmë të tjera gjëra dhe një nga gjërat kryesore është t’u japim një mundësi të re njerëzve për të kontribuar për këtë vend.