Rama kërkon ndërprerjen e mandateve të kryetarëve të degëve të PS-së

0
159

Kryeministri, njëkohësisht kryetari  i PS-së, Edi Rama do të kërkojë në kongresin e PS-së ndërprerjen e mandateve të kryetarëve të degëve të PS-së.

Ndërkohë që deri në fund të prillit do të zgjidhen kryetarët e rinj.

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022

Ora News siguron dokumentet që do të paraqiten në Kongres që do të mbahet më 9 prill.

Një vendim i tillë do të merret me arsyetimin “Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;

Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre.

Pr/vendimi

V E N D O S I:

Të ndërpresë mandatin  4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e  procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin  e këtij vendimi.

Dokumenta bashkëngjitur