Rama konfirmon planin e NATO-s për të ndërtuan bazën ushtarake në Durrës

0
141

Kryeminstri Rama ka konfirmuar sot planin e aleancës ushtarake të NATO-s për të ndërtuar një bazë ushtarake detare në portin e Durrësit.

Gjatë konferencës me Stoltenberg duke falenderuar aleancën ai u shpreh se kjo bazë detare do të ndërtohet me teknologjitë më të fundit duke kontribuar në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës.

“E vlerësoj disponibilitetin tuaj për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës tonë për të vënë në funksion një bazë detare të teknologjisë së fundit, që mund të ndërtojmë duke pasur në konsideratë vështirësitë që po kalon bota, tha kryeministri.

Ardit Murataj