Helmimi masiv i më shumë se 500 banorëve të Krujës nga uji i pijshëm vijon të mbetet një ngjarje pa autorë dhe fajtorë.
Kryeministri Edi Rama, i cili e konsumoi ndër të parët këtë ujë gjatë inagurimit të Ujësjellësit të ri në fushatë lau duart duke ja faturuar përgjegjësinë Ujësjellësit të Krujës.Për mediat ai deklaroi se qeveria ka bërë investimin që i duhej qytetit ndërsa cilësia e ujit është përgjegjësi e ndërmarrjes së Ujësjellësit.Rama: Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri apo ndërtimi i ujësjellësit të ri ka sjellë këto probleme. Janë dy gjëra të ndryshme, të ndërtosh një sistem të ri ujësjellësi dhe të çosh ujin nëpër shtëpia është një gjë dhe pastaj të sigurosh që uji është në të gjithë parametrat në mënyrë të vazhdueshme është një gjë tjetër. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri të ujësjellësit, ujësjellësi vetë ka detyrime të tjera. Kjo është një gjë në hetim adminsitrativ për të kuptuar se çfarë ka ndodhur por që ti lidhësh këto të dyja më duket pak si e pakuptimtë.Është njësoj sikur të thuash pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo është një tjetër aspekt që duhet trajtuar me shumë seriozitet por që nuk mund të jetë një arsye që të themi më mirë mos të ishte ndërtuar rruga e re.