Rama: Linjën avionësh drejtpërdrejtë Kairo – Tiranë. Ndihmojmë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet në Egjipt

0
190

Nga Kairo i Egjiptit, kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij egjiptian Moustafa Madbouly, tha se do të vendoset linjë ajrore të drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë.

Rama theksoi se do të ndihmohen shumë shqiptarët që të bëjnë pushime në Egjipt dhe se avionët nuk do të jenë kurrë bosh.

Sipas tij, të dyja vendet kanë shumë gjëra për tu treguar njerëzve të tyre respektive dhe se duhet parë nga e ardhmja

Rama: Marr me vete premtimin për të vendosur linjën e drejtpërdrejtë Kairo-Tiranë. Nga pala jonë avionët nuk do të jenë kurrë bosh. Do të ndihmojë shumë shqiptarë që duan të bëjnë pushimet këtu. Dua t’ju falenderoj dhe dua ta përmbyll me dëshirën që ajo çka është tipari më i çmuar i Egjiptit, kultura juaj do të jetë bazë për bashkëpunimin tonë në fushën kulturore. Besojmë që kemi çka t’ju tregojmë juve. Por ju keni shumë gjëra për t’u treguar njerëzve tonë. Le të shohim nga e ardhmja. Ka pasur një arsye që historia na ka lidhur fort.

Në fjalën e tij, Rama shtoi se Egjipti i ka mirëpritur emigrantët shqiptarë në të njëjtën mënyrë siç ka pritur edhe emigrantë nga shtete të tjera.