Rama mbërrin në Madrit, takohet me Sekretarët e Shtetit për Evropën

0
180

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit Evis Kushi dhe atë të Bujqësisë Frida Krifca kanë mbërritur në Madrid. Në kryeqytetin spanjoll ata janë takuar me Sekretarët e Shtetit për Evropën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.

 

Në fokus të këtij udhëtimi do të jetë arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle. Bashkëpunimi me universitetet e huaja është artikuluar si një nga objektivat e qeverisë “Rama 3”.

Siç është bërë e ditur, bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike. /abcnews.al/