Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët ka theksuar se legalizimet janë gjithashtu një pikë e rëndësishme e diskutimeve. Rama tha se duhet të tregohet më shumë fokus te ky proces.
Ai përmendi bashkinë e Shijakut, si bashkinë model në procesin e legalizimeve, ndërsa tha se bashkitë e tjera nëse nuk e arrijnë dot, të paktën të luftojnë për vendin e dytë.
Kreu i qeverisë doli edhe për “platformën e bashkëqeverisjes”, ku tha se qytetarët duhet të marrin përgjigje në kohë rekord. Ai shtoi se në këtë pikë nuk ka asnjë bashki që ta ketë këtë platformë ekselente.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Meqë Shkodrën e mori PS, erdhën demokratët punëtorë. Një nga pikat kryesore na jepni akses te legalizimet. Dhe tani kemi shtruar rrugën për aksesin në mënyrë që njerëzit të kenë bashkinë në krah, dhe procesi të bëhet më i lehtë, më pak i pene Kadastrës. Cfarë presim ne që ta përshpejtojë këtë process?
Nuk dua të përmend emra sepse një nga kryetarët më të zëshëm të bashkive që thoshte se duhet ta marrë bashkia pjesën e përgjegjësisë ka një nga nivelet më të ulëta të rezultatit ndërkohë që bashkia më e suksesshme pa diskutim fare me tërmetin, e Shijakut, është bashkia model për të gjithë procesin e legalizimit. Nuk po them ta arrini Shijakun se nuk e arrini dot. Nuk e di pse, nuk e kuptoj se cfarë ndodh në bashkinë e Shijakut që ka një paraqitje të të gjithë procesit dhe dokumentIt të kujtdo personi, besoj se është kontakti i drejtpërdrejtë i cdo banori në cdo cep të Shijakut. Por të paktën të luftoni për vendin e dytë. Te legalizimet duhet shumë fokus, nuk ka justifikim.
Në mbyllje, është një plagë që ka të bëjë me nivelin e ulët të ndërveprimit dhe përgjigjes ndaj qytetarëve. Në platformën e bashkëqeverisjes, e krijuar për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që pa pasur nevojë të shkojnë lart e poshtë, direkt ta cojnë në majë ankesën dhe i gjithë rrjeti i koordinatorëve gjen përgjigjen e duhur për qytetarin. Të shihet se cfarë duhet të rregullohet në aspektin e procedurës. Pse nuk ka asnjë bashki që këtë platform ta ketë ekselente?