Rama me ndjekësit: Paga mesatare në Shqipëri është 830 euro, do rritet edhe më shumë

0
2

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy” u ndal tek paga mesatare në Shqipëri.

Referuar të dhënave të Instat, Rama tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro.

Në sektorin publik kryeministri pohoi se paga mesatare është në 1030 euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish.