Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut sa i takon procesit të Integrimit në BE, pas vetos bullgare.
Pyetje: 67% kanë kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia për integrimin ne BE, a do e kërkoni?
Rama: Po absolutisht, mos më pyesni mua a do bëj unë atë që është shprehur qartë nga qytetarët.
Çështja e datave është çështje e tyre, ne duhet të bëjmë punën tonë, që ky vend të jetë me standardet e një vendi të BE-së.
Shqipëria nuk do të presë që dy komshinj fqinj të zgjidhin problemin mes tyre, kursi i politikës sonë do të ndryshojë plotësisht.
Në një konferencë më gazetarët, Rama ka prezantuar përgjigjet e Këshillimit Kombëtar, ku sipas tij kanë shprehur vullnetin më shumë se 500 mijë qytetarë, ku nuk përjashtohet mundësia që një person të jetë shprehur deri në 3 herë.