Rama ndan pamjet nga Puka e mbuluar me dëborë: Një copëz përralle dimri

0
5

Qyteti i Pukës, i cili shtrihet 145 kilometra larg nga Tirana, është stolisur nga bora e bardhë duke krijuar një panoramë të jashtëzakonshme dimri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje në faqen zyrtare “Facebook” nga Puka, duke e quajtur “një copëz përralle dimri nga Puka”.

 

Rrugët me borë, liqeni, pemët dhe shëtitorja e Pukës, tashmë janë mbuluar nga bora, për ta shndërruar këtë qytet në një atraksion të turizmit dhe interes për ta vizituar këtë zonë në çdo periudhë të vitit.