Rama “ndez motorët” për zgjedhjet e 14 majit, pas mbledhjes me ministrat, ja çfarë pritet të ndodhë në orët e pasdites

0
101

Kryeministri Edi Rama vijon mbledhjen me kabinetin e ministrave, për të bërë një analizë të të gjitha zhvillimeve të ndodhura në vitin 2022.

Ministrat kanë raportuar projektet e zhvilluara, ato të përfunduara dhe ato që janë ende në zbatim.

Nuk pritet të ketë ndonjë vendimmarrje nga kjo mbledhje, por është një funksion të një bilanci për vitin që lamë pas si dhe projeksionet për 2023.

Ndërkohë, parashikohet që në 15:00 kryeministri do të ketë një takim me drejtuesit politik të PS në të gjitha qarqet e vendit, dhe fokusi do të lidhur me përgatitjet e zgjedhjet të 14 majit.