Rama ndryshon Qeverinë, ikin Balluku, Spiropali e Vengu. Albana Koçiu emërohet zv.kryemin

0
2

Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Socialiste prodhoi ndryshime në qeveri, në 6 ministri.

kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri në disa ministri.

Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në BE, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Ardit Murataj