Rama në Bruksel takon Borrell dhe Varhelyi, i pranishëm edhe Vuçiç

0
121

Kryeministri Rama ditën e sotme do të fluturojë për në Bruksel ku do  të zhvillojë një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Várhelyi.

Të pranishëm do të jenë edhe presidenti malazez Milo Gjukanoviq, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit të Ministrave të BiH Zoran Tegelti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gervala Schëartz.

Blic” shkruan se Borrell është organizatori i darkës jo formale për ldierët e Ballkanit Perëndimor.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se cilat mund të jenë temat konkrete të bisedimeve, por Ballkani Perëndimor me perspektivën e tij evropiane sigurisht që do të jetë në rend dite.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

Sipas Tanjug në fokus të diskutimeve do të jetë edhe lufta në Ukrainë, pasojat e agresionit rus dhe siguria rajonale dhe evropiane.

Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kreu i diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe BE-në.

Liderët nga Ballkani Perëndimor janë planifikuar do të mbajnë një konferencë para medieve.

Agjenda e plotë

Ora 08.15 mbërrija e delegacionit(transmetim i drejtpërdrejtë)

09.00

Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror

Seanca  e mëngjesit (e hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian

– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon

– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile

11.15

Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë

11.30

Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë

Seanca  e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)

– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

+/- 15.30

Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)\

– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse

17.30

Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë./