Kreyministri Rama në ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër u shpreh se pas luftës në Ukrainë kjo nismë tani është një domosdomshëri.
Rama: Ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Nuk mund të vijmë në një takim të Ballkanit të Hapur dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme.
Ne mblidhemi sot për herë të parë në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë. Dua t’ju them të gjithëve se lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se sa ishte më parë. jam shumë i lumtur që sot këtu me ne janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritani si dhe Zorani nga Bosnja ashtu siç jam i lumtur që sot këtu janë edhe dy miq të rëndësishëm, komisioneri Varhelyi dhe miku ynë Escobar i cili është i pranueshëm përmes ekranit. Ballakani i Hapur është i rëndësishëm për njerëzit tanë, për hapësirën e përbashkët në të cilën lindin fëmijët tanë dhe nesër fëmijët tanë do të marrin në duar fatet e duarve tona.