Rama: Në Shqipëri ekziston frika e furnizimit me naftë, vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet

0
148

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se bota është në një pasiguri për furnizimin me karburant në të ardhmen.

Ky shqetësim tha ai është edhe nga kompanitë shqiptare të karburanteve pasi vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet.

Rama: Për shkak të atyre që e dinë por bëjnë sikur nuk e dinë, dhe sapo ne dalim dhe themi që brenda javës do ti japim skenarët e adresimit të zgjidhjeve, cohën dhe lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku dhe kësaj radhe nuk e kapim më.

Ata që bien viktimë e këtyre njerëzve aq sa i mirëkuptoji ai i them se duhet të jemi të hapur që të dëgjoni faktet. Nuk duhet t’ju flasë emocioni, ja si vjen puna tani. Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja. Jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është i përputhur.

Ajo që ndodh me vendet e mëdha, ku çmimi ka shkuar edhe më lart se çmimi ynë është çështja e frikës nga furnizim, që është edhe këtu. Problemi që kanë kompanitë edhe këtu është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. A do kemi mundësi të sjellim të gjithë sasitë, sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet dhe nevoja për karburant nuk është më e vogël.

Deklaratat Rama i bëri gjatë një takimi me biznesin e vogël në Durrës ku prezantoi paketën e rezistencës sociale të qeverisë për zbutjen e efekteve të rritjes së çmimeve.