A e mbështet kancelari gjerman ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut?
Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë gjatë vizitës në Berlin tha se qasja e Shqipërisë do të ndryshojë pas qershorit.
”Nuk e kam kërkuar por I kam bërë me dije se ne kemi një qasje që deri në Këshillin Europian të qershorit të jetë e pandryshuar. Nëse përsëri do të bllokohemi për shkak të Bullgarisë, bazuar dhe në mbështetjen e gjërë që opsioni i ndarjes nga Maqedonia ka marrë nga opinion publik do të ndryshojmë qasje e flasim me gjuhë tjetër lidhur me nevojën e Shqipërisë për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut.”Kancelari tha se është optimist për ndryshimin e kushtit të Bullgarisë, unë nuk jam aq optimist por uroj të jem I gabuar dhe ai të ketë të drejtë.