Duke nisur nga 1 korriku i vitit të ardhshëm, nuk do të ketë asnjë lloj taksimi për qytetarët që kanë një pagë deri në 40 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Heqjen e takës për paga deri në 40 mijë lekë kreu i qeverisë e ka paralajmëruar në mars të këtij viti gjatë fushatës zgjedhore kur edhe prezantoi programin e Partisë Socialiste për pagat, taksat dhe biznesin. Pritej që vendimi të hynte në fuqi më 1 janar të 2022, por mesa duket do të shtyhet deri në korrik.