Në programin e qeverise Edi Rama u shpall se nga vera e vitit të ardhshëm nuk do të lejohet më hyrja e qeseve platsike.
ka bërë një parantezë të gjatë për luftën kundër papastërtive dhe për mbrojtjen e mjedisit duke shpallur se nga vera e vitit të ardhshëm nuk do të lejohet më hyrja e qeseve platsike.
“Në 1 qershor 2022, në Shqipëri s’do ketë më qese plastike për konsum familjar” tha ai duke shtuar se nuk jemi të parët që po e bëjmë këtë ndonëse duhet të kishim qenë prej kohësh të tillë.
Rama: “1 qershori i ardhshëm, dita e fëmijëve do të jetë dhe çlirimi i Shqipërisë nga qeset plastike në emër të fëmijëve. Shqipëria nuk është një vend financiarisht i pasur, por nuk mund të jetë në asnjë mënyrë një vend i papastër. Kjo duhet dhe do të ndryshojë me çdo kusht. ”
Industria që prodhon qese plastike ka 9 muaj kohë për të adaptuar linjën e re deri në 1 qershor 2022.
Gjithashtu do të anulohen të gjitha lejet për të grumbulluar mbetjet me demek të riciklueshme kazan më kazan, duke nxjerrë nga kazanët mbeturinat e duke ndotur rrugët e duke bërë pirgje kuturu”