Rama paralajmëron aksionin e radhës: Zero tolerancë ndaj tendave të hekurit, ndëshkim penal edhe për nëpunësit e ALUIZNI-t e Kadastrës

0
2

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se një prej lejeve dhënë ndaj një biznesi është anulluar, dhe se do të ndiqet një qasje me zero tolerancë ndaj rasteve të ngjashme në të gjithë vendin.

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.