Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët që kanë mbushur sheshet nuk i kuptojnë përgjegjësitë e detyrës së tij.
Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistët, Rama tha se protesta për rritjen e çmimeve as mund ta largojë atë si kryeministër dhe as do të mund të ulë taksat e naftës, edhe nëse do zgjasë katër vjet.
Edi Rama: Ju betohem që po të ishte për këta dhe për hallet e këtyre që dalin atje, jo kaq vite por një orë nga jeta ime nuk e falja për të bërë këtë punë. Këta nuk e dinë fare se çfarë është të bësh këtë punë, fare. Këta nuk e dinë fare se çfarë është të jetosh me ndjenjën e detyrimit çdo sekondë ndaj atyre që të kanë thënë “Ti je njeriu që të duam të parë që të na udhëheqësh’. Ky është nderi më i madh që mund ti bësh një njeriu. Këta flasin për lekë dhe vjedhje, sepse janë të atillë prandaj flasin. O janë hajduta ose do të ishin po të ishin në vendin tim se ndryshe nuk mund ti thuash tjetrit hajdut apo ti po vjedh kur nuk ke asnjë fakt dhe asnjë provë, as nuk e njeh fare kush është tjetri. Për mua kjo është një barrë e jashtëzakonshme borxhi ndaj të gjithë atyre që qoftë dhe njëherë të vetme shkojnë aty dhe kanë shënuar atje Edi Rama.
Një herë nëse ata kanë vënë aty një kryq Edi Rama, për mua është ndjenjë borxhi dhe detyrimi. Kush më njeh e di shunë mirë që jo sot, por kur nuk isha askushi, kam qenë aq i gjatë sa nuk ulesha kurrë për të futur duart në xhepin e askujt. Që i vogël e kam mësuar nga gjyshja ime që kur shkon në varr nuk bëjnë punë lekët, dheu bën më shumë punë se leku kur shkojnë atje, por këto gjëra nuk e i kuptojnë këta. Unë ju them se sa kohë të jem në këtë detyrë, dhe sa kohë do të jem në këtë detyrë e vendosni o ju, o unë. Ata nuk vendosin gjë njëherë kjo është e sigurt. As e kanë vendosur dhe as kanë për ta vendosur dot.
E vendos o vetë, nëse vjen një ditë dhe them nuk mund të jem më në lartësinë e besimit tuaj se nuk kam më energjinë e nevojshme. Ose e vendosni ju dhe thoni: Tani shko në shtëpi. Këta të vazhdojnë, por të gjitha protestat nga 1990 deri në kur u bë protesta e parë e kësaj, të gjitha e kanë pasur një gjë që ok. Kanë qenë të denja qoftë dhe për një pjesë të shoqërisë, për atë pjesë që ka qenë kundër qeverisë. Kjo është një protestë që është turpi i Shqipërisë. Kjo është një protestë që mund të vazhdojë dhe katër vjet, deri në 2025 kur bëhen zgjedhjet e tjera, por taksë nga nafta nuk kanë për të hequr dot. Këtë turp që këta ja vënë Shqipërisë në kurriz, që marrin të gjithë të huajt dhe pyesin çfarë bëhet këtu, do ta mbajnë gjatë në fytyrën e tyre.