Ditën e sotme pritet të vijë grupi i parë i azilantëve në vendin tonë në Aeroportin e Rinasit.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle ka bërë me dije se gjatë javës pritet që në vendin tonë të mbërrijnë rreth 1000 personash.
“Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin” nga Afganistani, tha kryeministri Edi Rama, në një intervistë telefonike me El Periódico.
Grupi i parë që do të mbërrijë, shpjegoi ai, “do të jetë rreth 1.000”.
Ato janë kryesisht “aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”.
Kryeministri shqiptar gjithashtu thekson se ai nuk ka kërkuar “asgjë në këmbim” nga SHBA për bashkëpunimin e saj “pavarësisht faktit se shumë thanë se ishte koha për ta bërë këtë”, shkruan media spanjolle.