Rama pranon se çmimi i karburantit në Shqipëri është më i larti në rajon: Dje ra qeveria në Bullgari se nuk ka lekë

0
187

Kryeministri Edi Rama pranon se në Shqipëri është çmimi më i lartë i karburantit në rajon por thotë se kemi taksa të ulëta.

Në replikë me deputeten demokrate Jorida Tabaku, Rama tha: Është e vërtetë që kemi çmim të lartë të karburantit në rajon por ndryshe nga rajoni kemi taksa të ulëta. Ndryshe nga rajoni biznesit të vogël nuk I marrim asnjë lekë”

Rama solli si shembull rrëzimin e qeverisë në Bullgari

Edi Rama: Këtu do të vijë dita që nuk do të jetë çështja sa kushton pork u e gjen energjinë, naftën e ushqimin. Me këtë po ballafaqohet sot Europa. Dje ra qeveria në Bullgari. Ato që e rrëzuan thanë se ka dy arsye, pengmarrja e qeverisë. I gjithë krahu nacionalist aty nuk do të lëshojë dhe nuk ka për të ndryshuar, dhe fjalia e dytë: Sepse Bullgaria nuk ka më lek. Situata është kudo dramatike. Nëse doni të bëni politikë me avazin vijoni s’ka problem. Por nëse doni të kontribuoni e keni ide më të mira jemi shumë të lumtur ti marrim. Ama mos thuaj zonja Tabaku që ne vëmë tavan çmimin më të lartë, se nuk bën sens. Vihet tavan mbi të cilin askush nuk mund të shkojë dhe gjithkush është i lutur të shkojë më poshtë. Ne jemi ekonomi tregu dhe unë jam dakord që ai bord është komunist, por është aty se është në një moment shumë jashtë normales. Në kushtet e normales ai është komunist, në kushte e kësaj krize ai bord është ndihmë.

Rama pranon se ai bord në kushtet normale ai bord nuk duhet të ekzistojë por në kushtet e sotme ai e vlerëson si të domosdoshëm.

Edi Rama: Ai bord ka një meritë për këtë fazë, vendos një tavan mbi të cilin të tjerët nuk mund të shkojnë, pastaj llogaritë me laps e letër jashtë realitetit mund ti bëjë gjithsecili. Mund të thotë po mashtron qeveria me çmimin e naftës. Dihet shumë mirë se pse është më I lartë. Endrrat në beze që me vullnet qeverie në një kohë tregu e në një kohë lufte mund të shkojnë në pikën që njerëzit të vazhdojnë jetën e tyre sikur asgjë ska ndodhur mund të bëhen për politikë por nuk ka lidhje me realitetin.