Rama pret Kurtin në Pallatin e Brigadave, dy kryeministrat shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit

0
2

Kryeministri Edi Rama ka pritur kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka mbërritur në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.

Rama dhe Kurti u shfaqën të qeshur gjatë takimit me njëri-tjetrin, ndërsa kryen edhe foto së bashku.

Dy liderët u takuan për herë të fundit gjatë homazheve për ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano në Tiranë, disa javë më parë.