Rama prezanton kryenegociatorin me BE: Është parë si kandidat për president të Republikës! Palët politike të tregojnë me vepra që e duan BE, jo vetëm me fjalë

0
319

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme kryenegociatorin e Shqipërinë në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe grupin e punës që do të merret me integrimin e vendit në këtë Union. Rama e nisi me një batutë, duke thënë Mazi është ulur në krahun e tij të majtë, por politika e tij është asnjanëse, teksa foli me superlativa për të. Rama pati edhe një opozitën, duke thënë që të mos mbeten vetëm tek fjalët që duan integrimin në Be, por të bashkëpunojnë përtej konflikteve. Ndërkohë, si një përgjigje ta, Rama tha se me çeljen e procesit të Integrimit, nuk do të ketë 9, 5, apo 15 kushte, por mijëra, dhe për këtë shprehet se nuk e ekzagjeron aspak. Arsyet i ka listuar më poshtë.

“Kam parë me kuriozitet ekesperiencat e vendeve të tjera. Serbia zgjodhi një politologë. Mali i Zi ia besoi këtë pozickion një eksperti bujqësie. Maqedonia e Veriut duket se do ia besojë një juristi të njohur në vend. Kroacia zgjodhi një zëvendës ministër të Ekonomisë për të përfunduar negociatat e veta shumë me sukses. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë) një bast që nuk dihet sa zgjat në kohë) me një diplomat me histori të veçantë në suazën e diplomacisë shqiptare Zef Mazit, që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është më shumë se diplomat. Zef Mazi hyn tek ata njerëz që përfaqëson të dyja anët e medaljes në këto 30 vjet, anën e medaljes që flet për shërbimin këtu për vendin dhe së dyti flet për eksperiencën në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve më të mira ndërkombëtare. Zoti Mazi ka Cv të pasur. Ai është parë si kandidat për të qenë president

E kam në krahun tim të majtë në tavolinë, por ai i qëndron diplomacisë as majtas e djathtas, por interesa e të kombit. Është më shumë se një diplomat, falë kontributit në agjencisë e teknologjisë bërthamore dhe formulimin e politikave afatgjata për një botë të sigurt, hyn në rrethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe jo pak në botën e sotme dhe në një farë mënyrë përfaqëson të dyja anët e medalje e 30 viteve të fundit. Është një ndeshje që nuk dihet se sa kohë do zgjasë integrimi ne BE. Një individ që duhet të ketë refencën e të gjitha palëve dhe ky është një proces ku palët nuk duhet të mjaftohen me shprehen për integrimin në BE por të gjejnë forca për të bashkëpunuar përtej konflikteve politike që prodhon dita. Është një sfidë e madhe për kryenegociatorin, nga njëra anë do të përfaqësoj ekipin tonë përballë ekipit tjetër, por duhet të krijojë një frymë, disiplinë skuadre kushte që koordinatorët t’i përkushtohen këtij procesi, jo si një punë e dytë se një pjesë janë zv. ministrja, por nga momenti i krijimit të kësaj skuadre, ky është prioriteti numër një dhe nuk është një punë dytësore, por një punë në skuadër, ku nuk bëhet fjalë vetëm për personat e kontaktit për bërthamën e re që çdo institucion që duhen motivuar nga përfaqësuesit e këtij rrjeti. Përzgjedhja është bërë mbi profilet më të përshtatsh,e, por nga ky moment të gjithë ta kenë të qartë që janë në varësi të kryenegociatorit dhe do të jetë ai që do të përcaktojë vijimësinë e gjithë secilit. Kryenegociatori mundt ë bëjë zëvendësime për ato që nuk i përgjigjen ritmit dhe afateve, apo nevojës për të pasur

Mbajtja e kontakteve të drejtëpdrejta, hartimi i politikave,i drafteve për të përmbushur sa më shpejt, të gjitha detyrat që lidhjet me kapituj e integrimit, Grupi do të mbështetet nga të gjitha kapacitet e qeverisë, që do të vijojë të bëjë rolin e tij. Nuk është qeveri më vete, dhe qeveria nuk i lan duart me këtë punë, por ndërvepron intensivisht me këtë grup, por ky grup nga një pushtet me rëndësi të madhe dhe urdhërues mbi qeverinë dhe institucioneve. Për interesa partiake mund të recitohet kënga e kushteve, por në fakt me rifillimin e këtij procesi janë mijëra, se mijëra janë faqet e përafrimit dhe përputhjes së legjislacionit dhe dokumenteve lidhur me këtë proces. Nuk është vetëm shkrimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre., Nëse sot për të arritur në çeljen e Konferencën ndërqeveritare, që është hapja formale dhe zyrtare kur qeveria e BE dhe e Shqipërisë ulen në tryezë”, tha Rama.

1592477665_10.jpg

“Kokat” e korrupsionit nuk janë politikanët, për kryeministrin Edi Rama, por gjyqtarët, që sipas tij i kanë dhënë licencë krimit. Kjo është drejtësia e re, tha Rama, teksa theksoi se është i vetëdijshëm që ky sistem ende nuk është pastruar rrënjësisht.

“Unë nuk jam as prokuror, as gjykatës dhe nuk kam as mandat as për të arrestuar dhe as për të hetuar. Për shumë njerëz që ngatërrojnë sistemin ku jetojmë me vitin 1945. Një parti politike nuk arreston, një qeveri nuk arreston njerëz dhe lavdi Zoti që nuk e kam fare në dorë këtë punë sepse për më tepër një sistem ku arrestimi i politikanëve bëhet nga politikanët nuk ka lidhje fare. Ajo që kemi detyrë është ajo që kam bërë unë dhe partia që qeverisë dhe që nuk e ka menduar e jo më të guxojë ta bëjë para nesh, reformimi i drejtësinë, që ka sjellë goditjen e kastës më të korruptuar, që janë elita e korruptuar e gjyqësorit , jo politikanët që kanë bërë pazar 30 vjet me të drejtat e dynjasë, që i ka dhënë licencë krimit të bëjë çfarë të dojë. Goditja e kësaj kaste po ndodh përditë fale Vettingut, unë do doja që të ndodhte më shpejt, por procesi i negocimi është një maratonë dhe procesi i formimit të shtetit. Nuk kemi pasur gjykata me pavarësinë dhe profesionalizmit, është një traditë e të së prapthi. Procesi është i ndërlikuar ka probleme, ka akoma gjykatës që janë jo për të veshur togën e gjykatësit, por për të veshur pizhamet e burgut, por janë aty dhe vijojnë të japin vendime skandaloze. Europa na do shumë, po nuk na fut brenda nëse nuk krijon bindje se jemi si ata”, tha Rama.

Kryenegociatori Zef Mazi tha se është gati dhe do të kërkojë që të takojë Presidentin Ilir Meta në ditët në vijim.

Unë e fillova këtë punë në distancë, pasi pas COVID-it nuk kishte mundësi lëvizje, dje ishte dita ime e parë e punës në zyrë. Me presidentin njihem, e kam pasur kryeministër dhe ministër të jashtëm dhe e vlerësoj cfarë ka thënë për mua.

Bashkëpunimi me presidentin do të jetë konstant është pjesë e institucioneve kryesore që drejtojnë vendin. Brenda 24 orëve nuk kam pasur mundësi të kontaktoj dhe të kërkoj takim me presidentin, por mund të bëhet nesër apo në vijim. Sa i përket 14 pikave që ka shtruar presidenti, detyra ime nuk është të komentoj por të zbatoj mandatin si kryenegociator” tha ai.

Po ashtu ai tha se do të dëgjojë edhe opozitën. “Opozitën do ta dëgjoj, objektivi është i njëjtë, kryetari i PD-së e ka deklaruar, qëllimi është i njëjtë, integrimi në BE. Do i kërkoj mbështetemi në këtë proces është për të mirën e tij” tha ai.

Edi Rama u shpreh se është gati që të takohet me Ilir Metën për cdo gjë nga integrimi deri edhe te cështje të tjera, me përjashtim të vendosjes së një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare.

Integrimi nuk është muhabet, a e kam ftuar presidentin këto ditë? (qesh) Jo nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet, integrimi është një proces, hartë veprimi, ka ura ndërveprimi dhe në këtë drejtim, kemi qenë bashkë në tryezën e këshillit të integrimit dhe unë do të jem në cdo pikë ku është e nevojshme prania ime, presidenti do të bëjë zgjedhjen e tij, përderisa ka qenë me siguri do të jetë përsëri.

Në këtë drejtim do ta shikoja këtë që kam shprehur si gatishmëri. Patjetër në cdo rast kur është e nevojshme për t;u ulur do të ulemi dhe kur presidenti e ka të nevojshme për të komunikuar me mua, mjafton që të mos jetë vendosja e një date zgjedhjesh sipas një kushtetute imagjinare, unë jam gati të ulem“.

Por kur mund të zhvillohet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në? “E kam thënë mos verë asnjëherë data për BE-në. Janë ata që i vendosin, ndryshojnë dhe shtyjnë datat. Boll i bëmë gati dy dasma gati dhe nuk na erdhën krushqit se kishin hallet e tyre. Ne nuk e bëjmë për ata, ne kemi kërkuar që të integrohemi. Kur ata vonë në vjeshtë, ti mendoji 4 stinët që të jesh në rregull, përgatitu, me kostum vjeshte, tërmet, rroba banje 45 gradë, se nuk i dihet. Është shtëpia e tyre, ata i ndryshojnë datat nuk është akoma shtëpia jonë” tha ai

Zef Mazi: Detyra si kryenegociator përgjegjësi e madhe për mua, do jem avokati më i mirë për vendin

Në fjalën e tij, tashmë si kryenegociator i vendit për Integrimin në BE, Zef Mazi us hpreh se do të jetë avokati më i mirë për vendin.

“Detyra si kryenegociator është një detyrë e përgjegjësi e madhe për mua. Detyra që kemi përpara është e vështirë dhe komplekse. Në Ministrinë e Jashtme ka një bërthamë të disa diplomatëve, të cilët janë aty akoma, edhe pse qeveritë kanë ndryshuar. Doja të falënderoj kryeministrin për detyrën e ngarkuar. Do të funksionoj si avokati më i mirë i Shqipërisë, do të kem raporte shumë të mira me BE. Duhet të gjejmë rrugët për të plotësuar kushtet për integrim. Do funksionoj  si avokati më i mirë për vendin tinë. Rrugë e gjatë me sfida, ndoshta do të kemi edhe pengesa, por motja duhet të jetë “jo kjo gjë nuk bëhet, por të gjejmë rrugë për ta zgjidhur, Prandaj ka shumë rëndësi ekipi. Ata që e nisin me vrap që në fillim, nuk e përfundojnë maratonën, Detyra ime është që të sqaroj pa asnjë shmangie dhe pa ulur ritmi duke diskutuar me të gjithë aktorët politikë, se ka nevojë për mbështetje nga të gjitha palët. Do të ngrihet një akademi për integrimin, do të jetë si një qendër edukimi, trajnimi për të gjithë ata që do të merren me çështjet e integrimit, për dijeninë tuaj ekipi i kryenegociatorit do të përbëhet nga një numër i vogël, 3-4 veta, vakancat për këto vende do të bëhen publike që t’i jepen mundësi cilit do që mendon se ka aftësi, do i shoh me shumë kujdes për çdo kandidaturë se ky post që unë do të mbajë me shumë nder ka nevojë të këshillohet, jo të këshillojë, do të zgjedhim më të kualifikuarit se suksesi i punës sonë kanë më shumë se referenca individuale. Vij në këtë post, i nderuar, pas shumë vite punë jashtë shtetit. Ky emërim dhe ky post ka rëndësi shumë të veçantë, sepse do punoj për vendin tim dhe për shtetin tim. Kaq shumë rëndësi që ekipi të funksionojë në mënyrë harmomike. Kjo është garë e gjatë, por qëllimi është i njëjtë për të gjithë shqiptarët. Unë do flas me tqë gjithë faktorët politikë në vend, sepse integrimi ka nevojë për partitë, për zërat e shoqërisë civile. Po punohet për Akademi për Integrimin në vendin tonë. Ekipi i kryenegociatorit do të ketë 3-4 persona. Vakancat do të bëhen publike që t’i jepet mundësia çdokujt që mendon se ka aftësi të aplikojë. Do kemi mundësi që të zgjedhim më të kualifikuarit”, tha Mazi.

Shqiptarja.com