Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar Ervin Bushatin nga posti i drejtorit të Postës Shqiptare, ndërsa në vendin e tij është caktuar përkohësisht si e komanduar Anisa Kaltanji.
Sipas burimeve të Fax News, Ervin Bushati është shkarkuar me urdhër të Ramës dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave. Anisa Kaltanji ka mbajtur postin e zëvendëses së Bushatit ndërsa përkohësisht do të jetë drejtoresha e Postës Shqiptare deri në zyrtarizimin e një emri të ri në krye.
Ervin Bushati u zgjodh në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar, pasi nuk arriti të fitonte mandatin e dpeutetit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, pavarësisht se ishte i renditur i treti në listën e PS-së në Tiranë. Për shkak të rezultatit të marrë, ai dha dorëheqjen edhe si kryetar i Partisë Socialiste në kryeqytet.
Por Rama i gjeti një emër, duke e vendosur kështu në krye të Postës Shqiptare, por vetëm për ta hequr disa muaj më vonë për arsye që nuk dihen. Megjithatë Bushati nuk është i vetmi që shkarkuar nga posti që mban në institucionin e Postës Shqiptare.
Disa prej zyrtarëve të Postës Shqiptare të shkarkuar nga Bushati:
Vangjush Andoni – Drejtor Departamenti
Elidjana Çela – Drejtoreshë Departamenti
Anisa Kaltanji – Drejtoreshë Departamenti
Elidon Ormeni – Drejtor Auditi
Shpati Kolgega – Drejtor i Filialit Tiranë
Fatos Hasana – Drejtor i Burimeve Mbështetëse
Evis Brari – Drejtoreshë Finance
Mirela Hoxha – Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore
Hipokrat Biba – Drejtor Juridik
Ergest Manaj – Drejtor i Shpërndarjes
Rabjana Llanaj – Drejtoreshë e Sigurisë
Romir Dhukaçi – Kryetar i Degës së Filatelisë dhe Pullës