Zbulohen detaje të reja nga vizita zyrtare që do të ketë pas tre vitesh në Francë Kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptarë fillimisht do të takojë Clement Beaune, Ministër i Shtetit për çështjet Europiane, më orën 11:50 ndërsa më pas së bashku me Presidentin Emmanuel Macron do të drekojnë në Pallatin Ellisè.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, që duket se ka mbetur në vendnumëro.
Kujtojmë se Ballkani Perëndimor synon që të vendoset në rendin e ditës të këshillit ministror për punë të jashtme të BE-së të parashikuar më 19 prill. Gadishmëri për këtë shprehu edhe Zhozep Borel, përfaqësues i lartë për politikë të jashtme të BE-së.
Takimi i fundit mes Ramës dhe Macron në Elysee ishte ai i 15 Majit të vitit 2018.
Por ky nuk është takimi i fundit mes tyre. Rama, Merkel dhe Macron u ulën në të njëjtën tavolinë në Maj të vitit 2019 me liderët e Kosovës në Berlin.
(E.K/Faxweb.al)