Rama takohet me kryeministrin holandez, zbardhet axhenda

0
110

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Hagë.

Në axhendën e kryeministrit Rama në Holandë, janë parashikuar disa takime të rëndësishme, që do të mbyllen me takimin e tij me homologun, kryeministrin holandez, Mark Rutte.

Takimi është parashikuar rreth orës 18:30.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se në orën 18:55 është parashikuar të zhvillohet një konferencë për mediet.

Temat që pritet të diskutohen; bashkëpunimi mes Holandës dhe Shqipërisë, lufta në Ukrainë dhe çështja e marrëdhënie evropiane me Ballkanin Perëndimor.

Vizita do të mbyllet me një darkë./ abcnews.al/