Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook theksoi dhe njëherë se rritja e çmimeve në vendin tonë është si pasojë e luftës që po bëhet në Ukrainë. Ai tha se është turp që protestohet për pasojat e luftës.
Rama: Qeveritë që e tjera kanë rritur çmimin e energjisë. Ne u zotuam se nuk do ta rrisim çmimin por nuk na e merrte m,endja se do vinte lufta që do ta ngrinte në ajër me shqelma. Vetëm luftën kishim mangët pas tërmetit dhe pandemisë. Këto para do t’i paguani ose ju ose qeveria. Këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike. kjo qeveri është krejt e kundërta e asaj që shajnë ata që protestojnë me dritën e i-Phone. Pa bërë asnjë lloj llogarie dhe duke sajuar fakte të paqenë i kërkohet të heqë taksat e naftës. Sot e tërë bota po përballet me rritjen e çmimeve si pasojë e luftës. Rritja e çmimeve është shumë më e lartë sot si pasojë e luftës. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës kur tërë protestuesit i kanë dhënë kohë kohës duke pranuar taksiratin e luftës, duhet të mos kesh as minimumin jetik të moralit dhe të arsyes njerëzore në raport me vendin tënd.