Teksa kryeministri Rama e cilësoi kryebashkiakun e Cërrikut si mënyra më e mirë e qeverisë lokale dhe shembull per tu ndjekur Fax News ka kryer një vëzhgim në zonën urbane dhe atë përreth. Qendra e qytetit e cila perfshin dhe fasadat e pallateve dhe rrugët kryesore është rikonstruktuër që në kohën e paraardhësit të tij Altin Toska. Problem për Cërrikun ka qënë infrastruktura në rrugët dytësore dhe sheshet e pallateve, por në këto të fundit kanë nisur punimet. Edhe ne konstatuam makineri në punë.
Të pyetur çfarë vlerësimi kanë qytetarët cerrikas për të parin e qytetit ata janë të ndare në mendime. Kryesisht të moshuarit kërkojnë hapësira për moshën e tretë dhe shtimin e hapësirave të gjelberta.
Cërriku konsiderohet si 1 nga 3 qytetet më të varfëra në Shqipëri. Mungesa e politikave për punësimin e qytetarëve ndikon në vlerësimin e kryebashkiakut Salla .
“Njerëzit nuk janë të kënaqur sa i takon mungesës së vendeve të punës. Jemi të gjithë pa punë. Po ngordhim. Të gjithë të varfër janë këtu në Cërrik. Këtu nuk ka as rini”– u shpreh njëra prej qytetareve.
Veç vlerësimit Kryeministri Rama kërkoi që kryebashkiakët të rrisin investimet në zonat rurale . Një banor i fshatit Malasenj ka rezerva për punën e bërë nga Andis Salla në fshatra.
Taksat e larta- Vendosja e tyre në propocion të zhdrejte midis biznesit të madh dhe atij të vogël konsiderohet tjetër problem në Cërrik, ndërsa ngritja e pikës se vetme të kompostimit të mbetjeve në Shqipëri duket se ka ndikuar në notën që Rama i vuri vartësit të tij.FAX NEWS