Rama: Zgjidhni, ose çmim të lartë të energjisë ose çmim të lartë të naftës

0
180

Çmimi i naftës në vend ka arritur shifra rekord, por sipas kryeministri Edi Rama, qeveria nuk ka si të ndërhyjë në çmim pasi vendoset nga tregu i lirë.

I pyetur se pse nuk reduktohen taksat që i janë vendosur aktualisht në çmimin e naftë ( përafërsisht 120 lekë për litër ), Rama ka thënë se kjo është e pa kuptimtë pasi do të sillte rritjen e çmimit të energjisë.

I pari i qeverisë u shpreh se nëse do duhej të hiqeshin taksat e naftës detyrimisht dot duhej rritja e energjisë që sipas tij sot qytetarët e paguajnë 9.5 lek për kilovat ndryshe nga vendet e tjera që sipas Ramës e paguajnë më shtrenjtë.

“Kosova dhe vende të tjera i kanë veç taksat por nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturat e familjarëve. A do ishit dakord të ndodhte kjo në Shqipëri. Mund të ndodhi më tutje por sot që flasim. Ne bëjmë rregullisht 45 milion dollar subvencion për familjet në nevojë për të mbajtur kilovatin 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9.5 lekë. Qeveria e blen 61 lekë. Paguhen nga buxheti dhe vjen tek ne 9.5 lekë. A është e drejtë të ndërhymë sot tek çmimi i energjisë dhe ti godasim të gjithë dhe për të ulur naftën. Megjithëse nuk e besoj që kjo e ul naftën. Mendoj që jo.” tha Rama.

Kreu i qeverisë u shprehe qe është i vetmi që nuk po e rrit çmimin e energjisë.

“Kjo qeveri është e vetmja që po rri pa e rritur çmimin e energjisë. E vetmja po ju them. Pyesni të afërmit në Itali dhe Greqi se çfarë jete po bëjnë me gazin dhe me faturat e energjisë.” tha Rama. /abcnews.al/