Ramës për krerët e policisë: Zbardhni misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt

0
119

Zbardhen detaje dhe porosi të lëna dje gjatë takimit që kryeministri Edi Rama u la drejtuesve të Policisë së Shtetit. Fokus i diskutimit kanë qenë ngjarjet kriminale, situata parazgjedhore por siguria gjatë sezonit turistik. Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar gjithashtu zbardhjen e misterit të Ervis Martinajt.

Sipas burimeve, mësohet se Rama ka kërkuar që raste të ngjashme si ai i vogëlushes Jonada Avdia të mos përsëriten. Të shtohen kontrollet me motorë uji për të parandaluar ngjarje të tilla. Një ditë më parë, ministri Bledi Çuçi tha se do jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitorojë vijën bregdetare.

1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.

3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.

4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe./abcnews.al