Ramosi jep sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm

0
276

Sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit i Sergio Ramosit me Real Madridin.

Spanjolli tash e një kohë është lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu” dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Është vet qendërmbrojtësi spanjoll i cili ka dhënë sinjalet e para për klubin e tij të ardhshëm.

Së fundmi, Ramos ka filluar të ndjekë shumë lojtarë të klubit francez, PSG në Instagram.

Image

Ende nuk ka ndonjë gjë konkrete, por Paris Saint-Germain mund të jetë klubi i ardhshëm i Ramosit. /Gazeta Express/