Zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan me një kuadër ligjor të ndryshuar në shumë elementë, por pavarësisht kësaj nuk i përmbushi pritshmëritë.
Në këtë konkluzion ka dalë Shoqata për Kulturë Demokratike e cila monitoroi zgjedhjet parlamentare.Në një raport të publikuar prej tyre janë hasur probleme me komisionin rregullator ku sipas raportit ky organ shkoi përtej detyrimeve që përcaktonte kodi zgjedhor.Kemi parë që janë miratuar 16 akte ligjore, 10 vendime të Këshillit të ministrave dhe 6 vendime të Këshillit bashkiak. Institucionet e shëndetit publik u treguan të ngadaltë dhe pasivë në adresimin e rregullave që duheshin të ndiqeshin lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë pandemisë. Është vërejtur një prani e konsiderueshme e zyrtarëve të lartë të administratës publike, të cilët kanë qenë të shoqëruar dhe nga zyrtarë të lartë lokalë. Përveç faktit që kanë qenë të pranishëm në këto aktivitete elektorale gjatë orarit të punës, bëjnë pjesë e tyre kanë qenë të angazhuar me evente çka përbën shkelje të kuadrit ligjor zgjedhor.”
Ora news