Raporti për rininë, CRCA: 92% e të rinjve nuk morën asnjë ndihmë nga pandemia

0
245

Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri ka publikuar raportin “Rinia në Shqipëri 2020“.

Ai bazohet në analizën e të dhënave dhe statistikave të institucioneve shtetërore, si dhe një pyetësor kombëtar me të rinjtë, të zhvilluar gjatë periudhës së mbylljes së detyruar të Shqipërisë për shkaktë pandemisë globale të Covid-19.

Të dhënat kryesore të Raportit tregojnë se: 49% e të rinjve deklaruan se ata ose një familjar i tyre, humbën vendin e punës gjatë pandemisë;  92% e të rinjve deklaruan se nuk kanë përfituar asnjë lloj ndihme nga qeveria gjatë mbylljes së detyruar; 63 % e të rinjve konfirmojnë dhunën e shtuar në familje gjatë po të njëjtës periudhë.

Po sipas Raportit, thuhet se gjatë 10 viteve të fundit janë larguar nga Shqipëria mbi 140,000 të rinj e të reja, ndërkohe që papunësia mbetet në shifra alarmante 51%.

Raporti përmban rekomandime drejtuar Kuvendit, Qeverisë, ministrive të linjës, si dhe partive politike e Bashkive në Shqipëri.

A2