Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve. Pacienti është mashkull.
Pacienti është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK ne datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë. Ndërkohë priten edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.