“Rastet me covid po rriten” Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu pranon shqetësimin

0
148

Ministrja e Shëndetësisë pranon shqetësimin për rritjen e rasteve të të infektuarve me covid dhe kërkon fokusimin në rritjen e mbulesës vaksinale në të gjithë Shqipërinë.

“Jemi të shqetësuar për rritjen e rasteve” u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu në një prononcim gjatë vizitës së saj në njësinë e lëvizshme të vaksinimit në Sukth të Durrësit.

“Sa më shumë ndërgjegjësim tek komshinjtë, miqtë, sepse në këtë javë jemi +18 vjeç. Të paraprijmë varianteve të reja të cilat thuhet se qarkullojnë më shpejt por vaksina të mbron shumë.

Varianti delta në qarkullim ka rritur shumë transmetueshmërinë. Në vendin tonë po shohim që kemi një rritje të lehtë të rasteve dhe për të thënë të vërtetën jemi të shqetësuar sepse rritja e rasteve sjell dhe rritje të hospitalizimeve. Ne duhet të rrisim shumë vaksinimet në mënyrë që të shmangim çdo rritje të hospitalizimeve dhe sigurisht dhe atë që nuk e duam fatiltetet” nënvizoi ministrja Manastirliu.

Mesazhi që u la strukturave është për të vijuar me intensitet të lartë procesin e vaksinimit

Prandaj vaksinohuni, vaksinohuni. Dje ministria e Shëndetësisë raportoi për një rrije të rasteve në krahasim me ditët e kaluara. Dje u raportuan 43 raste me covid, ndryshe nga ditët e mëparshme ku numri i të infektuarve ishte nën 20.

Ora tv