Numri i rasteve të reja me koronavirus ka rënë në 44 shtete të Amerikës këtë javë – një përmirësim ky krahasuar me vendet e tjera të botës.
Mesatarisht, 82,000 raste të reja konfirmoheshin pothuajse çdo ditë në SHBA, thuhet sipas Axios. Edhe në vendet e tjera të botës, po shihet një rënie e dukshme e rasteve me koronavirus, transmeton Lajmi.net.
OBSH njoftoi të mërkurën se ka një rënie prej 16% në rastet e reja gjatë javës së fundit, thuhet sipas Deutsche Welle. Ky padyshim është një lajm shumë i mirë dhe do ta bëjë më të lehtë për sistemet shëndetësore nëpër botë që ta menaxhojnë pandeminë.
Por, që të jemi të sinqertë, fundi i pandemisë ende po duket larg. Nuk ka ndonjë arsye të vetme pse rastet janë në rënie, por duket se kanë ndikuar shumë faktorë duke përfshirë përshpejtimin e dhënies së vaksinës dhe ndryshimet në sjelljet personale të njerëzve. /Lajmi.net