Vdekja misterioze e 11 grave të reja të që u vranë 13 vjet më parë kanë qenë në qendër të vëmendjes së autoriteteve amerikane gjatë 24 orëve të fundit, pasi dyshohet se kanë në duar personin e vërtetë përgjegjës për krimet e tmerrshme, një nga të paktat që kanë lënë plagë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hetimi filloi në vitin 2010 kur 23-vjeçarja Shana Gilbert u zhduk në Oak Beach, Nju Jork. Gjatë kërkimit të saj, autoritetet zbuluan eshtrat e një gruaje tjetër. Më pas tre trupa të tjerë u gjetën aty pranë, duke ngritur shqetësimin e një vrasësi serial.
Pas 13 vitesh, hetuesit besojnë se më në fund kanë kapur njeriun përgjegjës për krimet rrëqethëse. Ky është Rex Heuerman, një arkitekt i pasur 59-vjeçar, i cili u arrestua jashtë zyrës së tij në Fifth Avenue. Ai është akuzuar për vrasjen e tre grave dhe është i lidhur me një të katërt, duke e bërë atë të dyshuarin kryesor në vrasjet e Gilgo Beach.
Rex Heuerman, i cili jetonte pranë zonës ku u gjetën eshtrat, ishte nën vëzhgim që nga viti i kaluar. Forcat e rendit vendosën të kryejnë arrestimin para afatit për shkak të shqetësimeve se ai mund të largohej nga vendi. Policia e përshkroi atë si një “demon që ecte mes nesh”.
Viktimat e lidhura me Heuerman janë Melissa Barthelemy, Megan Ëaterman dhe Amber Costello, të cilat u zbuluan gjatë hetimit ndaj Shana Gilbert. Heuerman është gjithashtu i dyshuari kryesor për vdekjen e Marin Brainard-Barnes,që u gjet pranë tre viktimave të tjera. Gjatë kontrollit u zbuluan mbetjet e katër grave të tjera, përfshirë ato të Jessica Taylor, Valerie Mack, një vajze të mitur dhe një burrë aziatik të paidentifikuar.
Në kërkimet e mëvonshme, eshtrat e dy personave të tjerë u gjetën në të njëjtën zonë gjeografike, jashtë Ocean Parkway . Trupi i Shana Gilbert u zbulua në vitin 2011, pak më larg nga pjesa tjetër e viktimave, përkatësisht në një distancë prej rreth 5 kilometrash.
Prokurorët kanë mbledhur një mori provash që lidhin Heuerman me krimet, duke përfshirë ADN-në e gjetur nga një kore picash e hedhur që përputhej me materialin gjenetik të gjetur në mbetjet e viktimave.