Rasti tronditës në Përmet/ Policia me njoftim zyrtar: 16-vjeçarja u ngacmua seksualisht për 3 vjet nga njerku, oficer policie

0
3

Policia e Gjirokastër ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rastin tronditës që u zbardh këtë të enjte në Përmet, ku fillimisht u raportua se një e mitur, 16-vjeçe, ishte abuzuar seksualisht nga një punonjës policie.

Sipas asaj që njofton policia, e mitura është abuzuar seksualisht për gati tre vjen nga njerku i saj, 55 vjeç, banues në Këlcyrë dhe me profesion polic.

“U vu në pranga njerku i 16-vjeçares, shtetasi P. B., 55 vjeç, banues në Këlcyrë, punonjës i Komisariatit të Policisë Përmet, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, për rreth 3 vjet, të miturën”, njofton policia.

Në pranga është vënë gjithashtu edhe një 46-vjeçar, ku i fundit dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën dhe së bashku me një shokun e tij, shantazhonin njerkun e të miturës se do të publikon pamjet intime nëse nuk u jepte 1 000 000 lekë.

“U vunë në pranga shtetasi K. P., 46 vjeç (i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me 16-vjeçaren) dhe shoku i tij, shtetasi I. P., 27 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se kanë kanosur 55-vjeçarin, që t’iu jepte 1 000 000 lekë, për të mos i publikuar video me përmbajtje intime. 46-vjeçari u kap në Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2”, sqarohet më tej në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë rast në kërkim nga policia është shpallur edhe një 53-vjeçar, banues në Këlcyrë dhe punonjës i Policisë së Tepelenës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 16-vjeçaren. E mitura aktualisht është në kujdesin e familjarëve të saj, si dhe në monitorim të vazhdueshëm të psikologes./abcnews.al